• Sonuç bulunamadı

Informacion për pacientët dhe rregullat se si duhet vepruar. Fletë e infektologëve mbi mbrojtjen ndaj infektimit.

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Informacion për pacientët dhe rregullat se si duhet vepruar. Fletë e infektologëve mbi mbrojtjen ndaj infektimit. "

Copied!
2
0
0

Yükleniyor.... (view fulltext now)

Tam metin

(1)

Sveriges Smittskyddsläkarförening 2004-07-01 med anpassning för Norrbottens län 2006-08-29

Patientinformation och förhållningsregler Hepatit C, översättning till albanska

1 (2)

Hepatiti C, informacion për pacientët

Informacion për pacientët dhe rregullat se si duhet vepruar. Fletë e infektologëve mbi mbrojtjen ndaj infektimit.

Ti je infektuar me virus të hepatitit C. Në shumë raste, kjo nuk ka simptoma të sëmundjes, edhe pse, shumë vite, ke qenë bartës i virusit. Kjo domethënë se je infektuar para shume vitesh.

Shumica të cilët/të cilat infektohen, kanë një inflamacion kronik të mëlçisë. Hepatiti C mundet, nëse inflamacioni zgjatë një kohë të gjatë, ta lëndoj mëlçinë, dhe të shkaktojë cirrozë të mëlçisë, prandaj duhet te kesh kontakt me mjekun tënd për kontrollim të vazhdueshëm dhe për

informacion.

Ekziston mundësia e trajtimit. Ka lloje të ndryshme të infeksionit të hepatitit C, të vështirësive të ndryshme të trajtimit. Nëse trajtimi është i suksesshëm, atëherë lirohesh nga infeksioni, por, nuk je i/e mbrojtur nga një infektim tjetër me hepatit C.

Lënda infektuese bartet përmes gjakut të infektuar. Bartje e infektimit behët përmes injeksioneve të ndotura. Ose në raste të rralla, përmes gjakut që bie në kontakt me plagë të lëkurës ose

mukozës. Bartja e infeksionit përmes gjakut dhe prodhimeve të gjakut, ndodhi në Suedi para vitit 1991, por pas këtij viti, testohet i gjithë gjaku, edhe për hepatit C, ashtu që ky rrezik i infektimit thuaja se plotësisht është eliminuar.

Rreziku i infektimit përmes marrëdhënies seksuale është shume i vogël. Prandaj është me rëndësi që të përdorësh prezervativ kur ke marrëdhënie seksuale me një partner të përkohshëm.

Bartja e infektimit nga nëna tek fëmija me rastin e lindjes, mund të ndodhë, por kjo është e jashtëzakonshme (rreth 5%).

Këshilla higjiene

Kij kujdes të lidhësh me fashë edhe plagët e vogla. Nëse të ndihmon dikush më këtë, ai/ajo duhet përdorur doreza plastike. Paketo me kujdes gjërat e përgjakura, para se t´i hedhësh ato.

Njollat e gjakut p.sh. në dysheme, fshihen me klorin/virkon, ose lëndë të ngjashme dezinfektimi.

Rregullat se si duhet vepruar

Ti duhet ardhur në vizitat e serishme për dhënien e provave, të cilat mjeku yt i sheh të nevojshme.

Ti duhet të rrëfesh, se gjaku yt është i infektuar, atëherë kur ti shkon në kujdesin shëndetësor ose kujdesin dentar.

Nëse dikujt i bie gjaku yt në sy, hundë ose në gojë, shpëlaj me ujë. Lëkura e ekspozuar nga

gjaku, mundet pas shpëlarjes me ujë, të dezinfektohet me p.sh. alkool klorhexidin. Ti duhet ta

njoftosh personin se gjaku është i infektuar me hepatit C, dhe se ai/ajo duhet sa më parë ta

kontaktoj qendrën e tij/saj të kujdesit shëndetësor, ose njësinë pranuese të infektuarve.

(2)

Sveriges Smittskyddsläkarförening 2004-07-01 med anpassning för Norrbottens län 2006-08-29

Patientinformation och förhållningsregler Hepatit C, översättning till albanska

2 (2)

Mos ndaj me dikë artikujt e tualetit, si brisk rroje, aparat rroje ose furçë të dhëmbëve.

Nëse merr injeksion me narkotikë, duhet t´i kesh vet shiringat dhe tubat, dhe mos t´i lejosh të tjerët t´i përdorin ato. Ti nuk guxon të përdorësh filxhan të njëjtë për përzierje, dhe veglat e injeksionit duhet ruajtur, që mos të janë rrezik infektimi për njerëzit tjerë.

Nuk është mirë të bësh tatuazh, t´i shposh veshët, ose të bësh ndonjë trajtim tjetër, ku përdoren vegla të mprehta, nga të cilat mund të shkaktohet gjakderdhje. Nëse, prapëseprapë dëshiron ta bësh këtë, atëherë duhet të rrëfesh se ke hepatitin C.

Ti nuk guxon të japësh gjak, të japësh donacion të spermës, organ ose inde për transplantim.

Sëmundja nga e cila je infektuar është e rrezikut të përgjithshëm, sipas Ligjit mbi mbrojtjen ndaj infektimit (sued. Smittskyddslagen). Prandaj, ti e ke për detyrë, të veprosh sipas rregullave që t´i cakton mjeku yt. Nëse kërkon, duhet infektologu (sued. smittskyddsläkaren) t´i provojë/caktojë rregullat, se si duhet vepruar.

Smittskydd, Norrbottens läns landsting Sunderby sjukhus

971 80 Luleå

www.nll.se/smittskydd

Referanslar

Benzer Belgeler

Belediyemiz, İstanbul'un dört yıllık imâr programını ilân etmemiş olduğu için, hemşehrilerin inşa ettirecekleri bü- tün binalar muvakkat inşaat kategorisi- ne

Nihayet imâr, is- kân ve mesken gibi, her biri birer dev mesele olan işlerle, müstakilen uğraşa- cak bir Vekâletin kurulmasını falihayır sayabiliriz.. Bu üç meselenin,

Velhasıl, gerek komitenin ziyaret programından anlaşılacağı, gerekse bu tetkiklere iştirâk etmiş Olan mimar- lar odası delegelerinin kısa raporlarında belirttikleri şu

Kabataş iske- lesi ile Beşiktaşdaki Hayrettin iskele- sinin, trafik meselesi bir kül olarak etüd edilmedikçe ve şehircilik mütehassısları bu problemi önce proje üstünde

Galata'da büyük bir İş hanı bir ban- ka tarafından bir sene önce, yarısı kadar fiyat bulunmadığı halde, 3,5 milyon lira- ya satın alınmıştır.. Akabinde, içindeki

Belediyemiz mesken için ayırdığı fonu, büyük caddelerde, orta sınıfın otu- rabileceği 3 ve 5 odalı dairelere hasre- decek yerde, bilhassa (gece kondu) ya-

Bir yapının, malzeme ihtiyaçlarının ancak % 10 veya 20 sini vererek, üst ta- rafı için, onu karaborsaya sevkedecek yerde, bir çok memleketlerin ikinci dün- ya harbinden

Mesken üzerine kredi açan yegâne malî müessesemiz, Emlâk Kre- di Bankası, kurulduğundan 1950 sene- sine kadar, (78) milyon lira kredi ver-.. mişken, 1950-1952 senesi yarısına