• Sonuç bulunamadı

Hepatiti B, informacion për pacientët

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Hepatiti B, informacion për pacientët"

Copied!
2
0
0

Yükleniyor.... (view fulltext now)

Tam metin

(1)

Sveriges Smittskyddsläkarförening 2004-07-01 med anpassning för Norrbottens län 2006-08-25

Patientinformation och förhållningsregler Hepatit B, översättning till albanska

1( 2)

Hepatiti B, informacion për pacientët

Informacion për pacientët dhe rregullat se si duhet vepruar. Fletë e infektologut mbi mbrojtjen ndaj infektimit.

Ç´është hepatiti B?

Ti ke një infeksion me virusin e hepatitit-B, i cili e infekton mëlçinë. Infeksion të hepatitit-B ka në tërë botën, dhe në disa shtete është shumë i zakonshëm. Afër gjysma e të rriturve të cilët infektohen, nuk kanë fare simptomë të sëmundjes. Nëse ke simptoma, kjo është zakonisht në fazën urgjente, atëherë ndjehesh keq/të vjen me vjellë, apetit të dobët, lodhje, dhembje të paqarta të barkut, dhembje të trupit si dhe zjarri. Mund të ketë edhe kruarje si dhe lëkura dhe pjesa e bardhë e syrit merr ngjyrë të verdhë. Në shumicën e rasteve shërohet sëmundja plotësisht, pas disa muajsh, nëse je infektuar në moshën e rritur. Nëse infektohesh në moshën e fëmijërisë, atëherë rreziku është më i madh, që infektimi të zgjatë shumë (kronik).

Mënyrat e infektimit

Hepatiti B bartet duke ra në kontakt me gjak të infektuar, me mukozë ose me lëkurë të lënduar, dhe kjo mund të bëhet përmes kontakteve të afërta, brenda familjes. Ata anëtarë të familjes/të afërm për të cilët vlerësohet se kanë nevojë vaksinimi, atëherë do t´u ofrohet ky vaksinim falas.

Nënat bartëse të infektimit, me rastin e lindjes, mund t´i infektojë fëmijët e vet, dhe në raste të rralla, mund t´i infektoj edhe më herët, gjatë shtatzënisë. Infektimi bartet edhe përmes marrëdhënies seksuale. Mjetet e injeksioneve të përdorura nga personi me hepatit B, mund ta bartin infeksionin.

Shtatzënia dhe lindja

Një nënë e cila është bartëse e infeksionit, ajo me rastin e lindjes, mund ta bartë infeksionin tek fëmija,. Me rastin e vizitës së parë në qendrën shëndetësore për nënat (sued. mödravårds-

centralen). Nëna e sapolindur duhet pra, ta informoj maminë se ajo është bartëse (e infeksionit).

Fëmija vaksinohet menjëherë pas lindjes, si dhe katër herë të tjera, gjatë vitit të parë, për ta parandaluar infektimin me hepatitit B.

Këshilla higjiene

• Kij kujdes t´i lidhësh me fashë edhe plagët e vogla. Nëse të ndihmon dikush më këtë, ai/ajo duhet përdorur doreza plastike. Paketo me kujdes gjërat e përgjakura, para se t´i hedhësh ato.

Njollat e gjakut p.sh. në dysheme, fshihen me klorin/virkon, ose lëndë të ngjashme dezinfektimi.

Rregullat se si duhet vepruar

• Ti duhet ardhur në vizitat e serishme për dhënien e provave, të cilat mjeku yt i sheh të nevojshme.

• Ti duhet të rrëfesh, se gjaku yt është i infektuar, atëherë kur ti shkon në kujdesin shëndetësor ose kujdesin dentar.

• Nëse dikujt i bie gjaku yt në sy, hundë ose në gojë, shpëlaj me ujë. Lëkura e ekspozuar nga

gjaku, mundet pas shpëlarjes me ujë, të dezinfektohet me p.sh. alkool klorhexidin. Ti duhet ta

informosh personin se gjaku është i infektuar me hepatit B, dhe se ai/ajo duhet sa më parë ta

(2)

Sveriges Smittskyddsläkarförening 2004-07-01 med anpassning för Norrbottens län 2006-08-25

Patientinformation och förhållningsregler Hepatit B, översättning till albanska

2( 2)

kontaktoj qendrën e tij/saj të kujdesit shëndetësor, ose njësinë pranuese të infektuarve, për të marrë qëndrim për vaksinim eventual.

• Mos ndaj me dikë artikujt e tualetit, si brisk rroje, aparat rroje ose furçë të dhëmbëve.

• Nëse merr injeksion me narkotikë, duhet t´i kesh vet shiringat dhe tubat, dhe mos t´i lejosh të tjerët t´i përdorin ato. Ti nuk guxon të përdorësh filxhan të njëjtë për përzierje, dhe veglat e injeksionit duhet ruajtur, që mos të janë rrezik infektimi për njerëzit tjerë.

• Nuk është mirë të bësh tatuazh, t´i shposh veshët, ose të bësh ndonjë trajtim tjetër, ku përdoren vegla të mprehta, nga të cilat mund të shkaktohet gjakderdhje. Nëse, prapëseprapë dëshiron ta bësh këtë, atëherë duhet të rrëfesh se ke hepatitin B.

• Ti je i/e detyruar që para marrëdhënies seksuale ta informosh partnerin e planifikuar për marrëdhënie seksuale, se ti ke hepatitin B. Kjo vlen me rastin e aktivitetit seksual, kur penisi është brenda në vagjinë, në zorrën e trashë, ose në gojë, ose me rastin e ndonjë aktivitet tjetër seksual, ku ekziston rreziku për përhapjen e infektimit.

• Përdor prezervativ si mbrojtje ndaj infektimit, nëse nuk është imunizuar (ka pasur sëmundjen ose është i/e vaksinuar ndaj hepatitit B). Prezervativi duhet të përdoret gjatë gjithë kohës së marrëdhënies seksuale

• Lajmëro mjekun që kujdeset për ty, nëse ti ke partner, ose për anëtarë të familjes, që mund të ketë nevojë për vaksinim ndaj hepatitit B.

• Ti nuk guxon të japësh gjak, të japësh donacion të spermës, organ ose inde për transplantim.

Sëmundja nga e cila je infektuar është e rrezikut të përgjithshëm, sipas Ligjit mbi mbrojtjen ndaj infektimit (sued. Smittskyddslagen). Prandaj, ti e ke për detyrë, të veprosh sipas rregullave që t´i cakton mjeku yt. Nëse kërkon, duhet infektologu (sued. smittskyddsläkaren) t´i provojë/caktojë rregullat, se si duhet vepruar.

Smittskydd, Norrbottens läns landsting Sunderby sjukhus

971 80 Luleå

www.nll.se/smittskydd

Referanslar

Benzer Belgeler

Normal ve sirozlu hastalara 150 mg oral dozda uy- gulanan nizatidinin, sirozlu hastalardaki nizati- din plazma seviyesinin, normal hastalarda plaz- ma seviyesi ile

Ti-Al-B esaslı kompozit malzemelerin üretimi için uygun stokiometride hazırlanan homojen toz karışımın 150 MPa basınç altında 1200°C sıcaklıkta 4 saat

obetirn Plamndaki Meslek Dersleri Oranlan test metodlm, tekstil kimyasi gibi temel tekstil dersle- ri yaninda iplik teknolojisi, dokuma teknolojisi, orme teknolojisi, boya-baslu

 Nëse ke faktor rreziku për përhapjen e infeksionit, është me rëndësi higjiena e mirë e duarve kur të kesh kontakt me shtazët, pasi që shtazët mund të bëhen bartës

Bakteret ESBL-krijuese, janë baktere të zorrëve, të cilat mund të përfshihen nga flora e zorrëve, për një kohe të shkurtër apo të gjatë.. A ekzistojnë rreziqe

Bartja e infeksionit përmes gjakut dhe prodhimeve të gjakut, ndodhi në Suedi para vitit 1991, por pas këtij viti, testohet i gjithë gjaku, edhe për hepatit C, ashtu që ky rrezik

Acil Sağlık Hizmetleri Yönetmeliği’ne göre triaj, çok sayıda hasta ve yaralının bulunduğu durumlarda, bunlardan öncelikli tedavi ve nakil edilmesi gerekenlerin tespiti

Planlama: Operasyon öncesinde olayın nedeni (deprem, patlama, toprak kayması), saati, yaralı sayısı ve biliniyorsa yaralıların sağlık durumları gibi bilgiler alınarak