• Sonuç bulunamadı

Informacion pacientit, bakteret ESBL-krijuese Fletë e mjekut për sëmundjet ngjitëse

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Share "Informacion pacientit, bakteret ESBL-krijuese Fletë e mjekut për sëmundjet ngjitëse"

Copied!
2
0
0

Yükleniyor.... (view fulltext now)

Tam metin

(1)

1 (2) 2014-05-09

ESBL, patientinformation 2014-05-09 – översättning till albanska

Informacion pacientit, bakteret ESBL-krijuese Fletë e mjekut për sëmundjet ngjitëse

Ç´është ESBL?

ESBL do të thotë ”extended spectrum betalactamases”. Janë materie (enzima) të cilat mund të krijohen nga bakteret e zorrëve. Këto baktere zbërthejnë antibiotikun e zakonshëm, p.sh.

penicilinën. Kështu pra, bakteret ESBL-krijuese, bëhen rezistuese ndaj këtij lloji të

antibiotikut. Ndërkaq, këto mund të trajtohen me lloje të tjera antibiotiku, nëse ato do të shkaktonin një infeksion. Të gjithë njerëzit kanë baktere në zorrë, të ashtuquajtur florën normale të zorrëve. Është e nevojshme që të zbërthejnë ushqimin dhe është me rëndësi për imunitetin. Bakteret ESBL-krijuese, janë baktere të zorrëve, të cilat mund të përfshihen nga flora e zorrëve, për një kohe të shkurtër apo të gjatë.

A ekzistojnë rreziqe me ESBL?

Rreziku më i madh i baktereve kundër rezistuese ndaj antibiotikut është se mund të mos marrësh antibiotikun e drejtë, në rast të një infeksioni. Shumica e personave me baktere ESBL-krijuese, i kanë ato në zorrë, pa qenë i/e sëmurë, i ashtuquajtur bartës. Bartja nuk është një sëmundje dhe ajo nuk duhet trajtuar. Bakteret ESBL-krijuese nuk shkaktojnë më shpesh sëmundje se sa bakteret e tjera. Nëse bakteret ESBL-krijuese shkaktojnë

sëmundjen, është shpesh ajo sëmundja e infeksionit të zakonshëm të kanaleve të ujit, por mund të jenë edhe lloje të tjera të infeksioneve. Dallimi është, se në rast të infeksionit me baktere ESBL-krijuese, duhet të trajtohesh me lloje të tjera të antibiotikut. Ndonjëherë do të thotë të mjekohesh i shtrirë në spital, në vend që të marrësh tableta në shtëpi.

Si përhapet ESBL-i?

Për t´u bërë bartës i baktereve ESBL-krijuese, duhet të futen përmes gojës. Mund të

infektohesh përmes ushqimit dhe ujit, të cilat janë të ndotura me bakteret e zorrëve, para së gjithash me rastin e një udhëtimi jashtë shtetit. Po ashtu, bakteret përhapen përmes duarve, pas vajtjes në nevojtore. Edhe në kujdesin shëndetësor mund të përhapen bakteret ESBL- krijuese, nga një plagë dhe nga katetet (qese e urinës), në mes pacientëve, para së gjithash përmes duarve.

A mund të zhduken ESBL?

Meqë bakteret e zorrëve ESBL-krijuese bëhen një pjesë normale e florës së zorrëve, mund të jesh bartës i tyre për një kohë të gjatë (muaj-vite). Nuk mund të thuhet tani për tani se sa gjatë ke bartë bakteret, por shumicës së njerëzve besohet se me kalimin e kohës ju zhduken ato. Kontrollimi i nevojës së madhe zakonisht nuk është i nevojshëm.

Çka është mirë të kesh parasysh?

Higjiena e duarve është po aq e rëndësishme si gjithmonë. Laj duart me sapun dhe ujë, pas vajtjes në nevojtore dhe para se përgatitësh ushqimin/ngrënies. Sapuni i lëngshëm është gjithmonë më i preferuari.

Ti, nuk ke nevojë të informosh dikë në afërsinë tënde se ti je bartës i baktereve ESBL- krijuese.

Ti, mund të jetosh si zakonisht dhe të shoqërohesh me njerëzit e tjerë. Ti, po ashtu, mund të kesh marrëdhënie seksuale, si zakonisht.

Nëse ti ke plagë, katete të urinës ose ke stomi (qese e nevojës së madhe), është

jashtëzakonisht e rëndësishme t´i lash duart pas ndërrimit/rivendosjes së tyre. Është, po ashtu, mirë të bësh dush, në vend që të lahesh në vaskë/pishinë.

(2)

2 (2) 2014-05-09

ESBL, patientinformation 2014-05-09 – översättning till albanska

Nëse ti ke diarré ose rrjedhje të nevojës së madhe, është, po ashtu, mirë të bësh dush, në vend që të lahesh në vaskë/pishinë.

Nëse ti ke nevojë të trajtohesh me antibiotik, është shumë me rëndësi që të marrësh llojin e drejtë të antibiotiku dhe të merret provë e kultivimit të baktereve. Për hir tënde, ju lutemi pra të informosh mjekun/dentistin tënd se ti je bartës/je më herët i infektuar.

Nëse ti shtrihesh në spital, ku do të bësh operacion ose do të qëndrosh në një banim të veçantë, do të ishte mirë t´i tregosh mjekut se ti ke pasur baktere ESBL-krijuese.

Në mjekësinë dhe në banimin e veçantë, është e rëndësisë së veçantë me kujdesin për higjienën dhe për rutinat e pastrimit, që bakteret mos të përhapen tek të tjerët.

Referanslar

Benzer Belgeler

[r]

Razlika je u tome što se kod infekcije bakterijama koje stvaraju ESBL mora liječiti drugim vrstama antibiotika?. Ponekad to znači bolničku njegu umjesto uzimanja tableta

Bakterie wytwarzające ESBL stają się częścią naszej normalnej flory jelitowej, dlatego też można być ich nosicielem przez długi czas (miesiące lub lata).Trudno jest

En caso de que una bacteria productora de ESBL cause una enfermedad, comúnmente es tratada como infección urinaria, pero también puede ser otro tipo de infección.. La diferencia es

 Nëse ke faktor rreziku për përhapjen e infeksionit, është me rëndësi higjiena e mirë e duarve kur të kesh kontakt me shtazët, pasi që shtazët mund të bëhen bartës

Om ESBL-bildande bakterier orsakar sjukdom är det oftast en vanlig urinvägsinfektion men det kan också vara andra typer av infektioner?. Skillnaden är att vid en infektion

• Lajmëro mjekun që kujdeset për ty, nëse ti ke partner, ose për anëtarë të familjes, që mund të ketë nevojë për vaksinim ndaj hepatitit B. • Ti nuk guxon të japësh

ESBL CARBA -bildande bakterier orsakar inte sjukdom oftare än andra bakterier.. Men om ESBL CARBA -bildande